Kombëtarja e Turqisë është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Kupën e Botës, ndërsa largimi i ekipit është shndërruar në një festë të vërtetë për tifozët turq.
Mijëra përkrahës dolën në rrugët e Stambollit për t’i dhënë lamtumirën skuadrës kombëtare para nisjes për në turneun më prestigjioz të futbollit botëror.
Autobusi i ekipit u shoqërua nga një numër i madh tifozësh deri në aeroport, duke krijuar një atmosferë mbresëlënëse.
Pamjet më spektakolare erdhën nga zona e Urës së Bosforit, ku flamujt dhe koret e tifozëve krijuan një skenë emocionuese që është bërë virale në rrjetet sociale.
Mbështetja e zjarrtë e tifozëve turq dëshmoi edhe një herë pasionin e madh që ky vend ka për futbollin.
Turqia siguroi biletën për në Kupën e Botës pas një fushate të suksesshme kualifikuese.
Një nga fitoret vendimtare ishte edhe ajo ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku turqit triumfuan me rezultat 1-0.
Në fazën e grupeve të Botërorit, Turqia do të përballet me Australinë, Paraguain dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një grup që premton duele interesante dhe konkurrencë të fortë për një vend në fazën eliminuese. /Telegrafi/






