Presidenti amerikan, Donald Trump, është duke e kryesuar takimin e parë të Bordit të tij të Paqes, me çështje të pazgjidhura mbi të ardhmen e Gazës.
Ai tha se SHBA-të do të kontribuojnë 10 miliardë dollarë në Bordin e Paqes.
Kreu i shtetit amerikan nuk dha detaje specifike se për çfarë do të shkonin fondet.
Në fjalën e tij, presidenti amerikan tha se udhëheqësit e disa kombeve, përfshirë Kazakistanin, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun, Bahreinin, Katarin, Arabinë Saudite, Uzbekistanin dhe Kuvajtin “kanë kontribuar të gjithë me më shumë se 7 miliardë dollarë për paketën e ndihmës”.
“Kjo është shumë mirë. Faleminderit, djema”, tha Trump, duke shtuar se “shumë të tjerë po kontribuojnë… Ky është takimi ynë i parë”.
- Reklamë -











