Trump: Irani dëshiron të bëjë marrëveshje por unë nuk dua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende nuk është i gatshëm të bëjë një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit në zgjerim në Lindjen e Mesme. Trump deklaroi se kushtet e çdo marrëveshjeje të mundshme “ende nuk janë mjaftueshëm të mira” dhe refuzoi të japë detaje për atë se çfarë do të […]

Bota 2 min lexim

trump:-irani-deshiron-te-beje-marreveshje-por-une-nuk-dua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende nuk është i gatshëm të bëjë një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit në zgjerim në Lindjen e Mesme.

Trump deklaroi se kushtet e çdo marrëveshjeje të mundshme “ende nuk janë mjaftueshëm të mira” dhe refuzoi të japë detaje për atë se çfarë do të kërkonte një marrëveshje.

“Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe unë nuk dua ta bëj sepse kushtet ende nuk janë mjaftueshëm të mira”, tha ai për NBC News.

Trump shtoi se angazhimi nga Irani për të hequr dorë nga ambiciet e tij bërthamore ka shumë gjasa të jetë një komponent kyç i çdo marrëveshjeje. Gjithashtu, ai shprehu habi për sulmet e Iranit ndaj vendeve të tjera si përgjigje ndaj operacioneve ushtarake amerikano-izraelite dhe i përshkroi sulmet amerikane në ishullin Kharg si të tilla që kanë “shkatërruar plotësisht” shumicën e objekteve ushtarake të ishullit.

“Mund ta godasim edhe disa herë të tjera thjesht për qejf”, vazhdoi presidenti amerikan.

Trump foli edhe për Ngushticën e Hormuzit gjatë intervistës, duke thënë se nuk është e qartë nëse Irani ka vendosur mina detare.

“Ne do ta pastrojmë ngushticën me shumë forcë dhe besojmë se do të na bashkohen edhe vende të tjera”, tha ai. /Telegrafi/