Trump i bën thirrje Izraelit dhe Iranit të ndalojnë menjëherë sulmet

Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje Izraelit dhe Iranit që të ndalojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit. “Izraeli dhe Irani duhet të ndalojnë menjëherë sulmet”, tha ai në një postim të shkurtër në platformën e tij Truth Social. Ndërkohë, në një telefonatë të dielën, Trump i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të përmbahej nga […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje Izraelit dhe Iranit që të ndalojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit.

“Izraeli dhe Irani duhet të ndalojnë menjëherë sulmet”, tha ai në një postim të shkurtër në platformën e tij Truth Social.

Ndërkohë, në një telefonatë të dielën, Trump i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të përmbahej nga nisja e një sulmi hakmarrës ndaj Iranit, sipas një zyrtari amerikan.

Më parë, Izraeli njoftoi se kishte goditur një strukturë petrokimike në Iranin jugperëndimor, si dhe objektiva të tjera ushtarake, pavarësisht raportimeve se Trump i kishte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të shmangte sulme të mëtejshme.

Zhvillimet intensifikojnë shqetësimet në lidhje me një përshkallëzim të ri të konfliktit dhe ndikimin e tij në stabilitetin rajonal dhe tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Ndryshe, Irani nisi disa sulme me raketa drejt Izraelit, duke shkaktuar sirena sulmesh ajrore në të gjithë rajonet dhe duke dërguar civilët në strehimore, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Ushtria tha se Forcat Ajrore Izraelite (IAF) po punonin në mënyrë aktive për të kapur kërcënimet dhe për të goditur objektivat kur është e nevojshme. /Telegrafi/