Toyota sqaron: Sistemet 48-voltëshe nuk janë hibride

Shumë marka lavdërojnë veturat hibride dhe i reklamojnë ato në mënyrë marketingu, por shpesh bëhet fjalë për të ashtuquajturat hibride të lehta (MHEV).

Një veturë e tillë ka vetëm një sistem 48-voltësh, ku starteri dhe gjeneratori mund të ofrojnë ndihmë të kufizuar motorit me djegie të brendshme. Ndikimi në konsum është minimal.


Tani, Toyota, e cila është bërë sinonim i hibrideve, po kundërshton termin “hibride të lehta”. Sipas interpretimit të Toyotës, ky term ngatërron blerësit dhe e hollon konceptin e një hibride të vërtetë.

“Sistemi ndihmës 48-voltësh, sipas mendimit tonë, nuk përbën një sistem hibride. Mendojmë se prodhuesit e veturave kanë përgjegjësi të sigurojnë që blerësit të jenë të vetëdijshëm për dallimet”, tha për revistën Drive Sean Hanley, drejtues i shitjeve dhe marketingut në Toyota Australi.

Toyota prezantoi hibridin e saj të parë në vitin 1997, kur debutoi Prius.

“Ne kemi zhvilluar dhe futur vetura hibride për 24 vjet dhe mendojmë se kjo bën ndryshimin”, shtoi Hanley.

Toyota gjithashtu shet vetura me sisteme 48-voltëshe, por nuk i quan ato hibride të lehta.

“Ne nuk përfshijmë bateritë 48-voltëshe tek veturat hibride, vetëm për ta bërë të qartë. Dua që të jetë e qartë: kur blini një sistem fuqie 48-voltësh të Toyotës, nuk po blini një sistem hibride. Këto nuk janë hibride”, përfundoi ai. /Telegrafi/