Tornado shkatërron shtëpinë e një amerikani para syve të tij, ai shpëton i gjallë mes rrënojave.
Një tornado e fuqishme ka shkatërruar plotësisht shtëpinë e një burri në qytetin Effingham, në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ai ka arritur të filmojë momentin dramatik të goditjes.
Trevor Kreke regjistroi pamjet kur stuhia e fuqishme përfshiu banesën e tij dhe brenda pak çastesh e shndërroi atë në një grumbull rrënojash.
Në videon e publikuar, burri shihet i ulur mes mbetjeve të shtëpisë, i tronditur nga ajo që kishte ndodhur.
Megjithatë, ai arriti të shpëtojë pa pasoja fatale, raportojnë mediat e huaja.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen për fuqinë shkatërruese të tornadove, të cilat në disa zona të SHBA-së shkaktojnë rregullisht dëme të mëdha materiale dhe rrezik për jetën e banorëve. /Telegrafi/






