Tom Holland tregoi edhe një herë kujdesin ndaj bashkëshortes së tij, Zendaya, teksa ndërhyri për ta shpëtuar nga një situatë e pakëndshme gjatë një daljeje në New York.
Çifti u fotografua duke u larguar nga hoteli i tyre, ndërsa po drejtohej drejt një makine.

Zendaya kishte zgjedhur një fustan të zi elegant me dekolte të thellë dhe një të çarë deri në kofshë, por një erë e papritur bëri që fundi i fustanit të ngrihej, shkruan DailyMail.
Tom e vuri re menjëherë situatën dhe i tërhoqi vëmendjen aktores, e cila reagoi shpejt duke mbajtur fustanin me dorë për të shmangur një incident në veshje.
Më pas ai e shoqëroi deri te makina, ndërsa të dy vazhduan rrugën duke mbajtur duart.
Dalja e tyre vjen në kulmin e promovimit të filmit të ri “The Odyssey”, ku Holland interpreton Telemakun, ndërsa Zendaya luan perëndeshën Athena.
Filmi, me regji të Christopher Nolan, ka marrë vlerësime shumë pozitive nga kritika që në shfaqjet e para. /Telegrafi/





