Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet E.H., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Siç thuhet në njoftim “Sipas pikës I të dispozitivit të kërkesë, ndër të tjera cekët se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.H., më datë 05.07.2026 rreth orës 22:30 në Rahovec, rruga “Gëzim Hamza”, me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin F.M., në atë mënyrë që ditën dhe momentin kritik i dëmtuari F.M., ka qenë duke qëndruar me E.H., në lokalin “C…”, ndërsa i pandehuri E.H., me vëllain e tij të mitur në lokalin “N….”, lokale-kafiteri afër njëra tjetrës dhe pasi që dalin nga lokalet e lartcekura në largësi prej 10-15 metra, në atë moment pas një mosmarrëveshje momentale, i pandehuri E.H., me mjetë të mprehtë – thikë që e posedonte me vete, e sulmon të dëmtuarin F.M., duke e goditur disa herë në pjesët vitale të trupit, respektivisht në pjesë të gjoksit, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditjet me thikë, i dëmtuari fillimisht dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”.

Po ashtu siç thuhet në njoftim me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
“Gjithashtu sipas pikës II të dispozitivit të kërkesë, ndër të tjera cekët se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.H., më datë, kohë dhe vend të njëjte si në pikën I të dispozitivit, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit E.H., në atë mënyrë që i pandehuri pas një mosmarrëveshje momentale, veprimeve dhe sulmit me thikë ndaj të dëmtuarit F.M., të cilin e godet disa herë në pjesët vitale të trupit, në atë moment me thikë po ashtu e sulmon të dëmtuarin E.H, duke e goditur në këmbën e djathtë, i cili për shkak të lëndimeve të pësuara dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.2 të KPRK-së.
I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 6 korrik 2026 ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh për veprat penale të lartcekura. /Telegrafi/





