“Tepër vonë”, Trumpi thotë se Irani dëshiron të flasë

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Teherani po kërkon bisedime me SHBA-në, ndërsa operacionet ushtarake kundër Iranit vazhdojnë.
Ai tregoi se beson se mundësia për negociata ka kaluar.
“Mbrojtja e tyre ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe Lidershipi kanë ikur. Ata duan të flasin. Unë thashë, ‘Tepër vonë!’” shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Megjithatë, presidenti amerikan sugjeroi gjatë fundjavës se ai pranoi të angazhohej në bisedime me udhëheqësit iranianë pas fillimit të sulmeve amerikane dhe izraelite, raporton CNN.
Përpara operacionit ushtarak, pati tre raunde bisedimesh midis SHBA-së dhe Iranit, me raundin e fundit që përfundoi javën e kaluar në Gjenevë.