Gjatë samitit të G7, një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen, pasi të gjithë liderët pjesëmarrës u rreshtuan për fotografinë zyrtare, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump nuk u shfaq në pozën e përbashkët.
Pamjet nga takimi treguan liderët e tjerë duke qëndruar së bashku për fotografinë tradicionale të samitit, ndërsa mungesa e Trumpit në atë moment u vu re menjëherë dhe shkaktoi reagime në rrjetet sociale.

Nuk është bërë e qartë menjëherë arsyeja e mungesës së tij në fotografi, ndërsa samiti vijon me diskutime mbi çështjet kryesore globale, përfshirë sigurinë ndërkombëtare, ekonominë, luftërat dhe sfidat e reja gjeopolitike.
Prania dhe veprimet e Trumpit gjatë takimeve ndërkombëtare shpesh kanë qenë në qendër të vëmendjes, veçanërisht për shkak të stilit të tij të drejtpërdrejtë dhe qasjes së ndryshme ndaj aleatëve të SHBA-së. /Telegrafi/





