Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim Kryetarin e SBASHK-ut, Ymer Ymeri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në përfshirjen e mësimdhënësve nga komuna e Bujanocit në programet profesionale dhe zhvillimore që ofron SBASHK-u.
Të dy palët vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes së vazhdueshme për sektorin e arsimit, duke e konsideruar atë një prioritet të përbashkët.
Kryetari Pajaziti shprehu mirënjohje për vizitën dhe për dhuratën simbolike të pranuar, si shenjë respekti dhe bashkëpunimi të ndërsjellë.
Ai theksoi se Bujanoci mbetet i hapur për çdo iniciativë që synon avancimin e arsimit dhe fuqizimin e mësimdhënësve në komunë.
Takim për bashkëpunim në arsim në Bujanoc
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim Kryetarin e SBASHK-ut, Ymer Ymeri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në përfshirjen e mësimdhënësve nga komuna e Bujanocit në programet profesionale dhe zhvillimore që ofron SBASHK-u.Të dy palët […]






