Sveçla pas takimit me Prattipatin: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’ve në funksion të sigurisë në vendin tonë

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824865-svecla-pas-takimit-me-prattipatin-e-falenderova-per-mbeshtetjen-e-vazhdueshme-te-shba69a1ef91ccb94.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="svecla-pas-takimit-me-prattipatin:-e-falenderova-per-mbeshtetjen-e-vazhdueshme-te-shba’ve-ne-funksion-te-sigurise-ne-vendin-tone" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824865-svecla-pas-takimit-me-prattipatin-e-falenderova-per-mbeshtetjen-e-vazhdueshme-te-shba69a1ef91ccb94.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="svecla-pas-takimit-me-prattipatin:-e-falenderova-per-mbeshtetjen-e-vazhdueshme-te-shba’ve-ne-funksion-te-sigurise-ne-vendin-tone" loading="lazy"></p>Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë një postim pas takimit që ka pasur me të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati. Sveçla, në postimin e tij, ka bërë të ditur se ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’ve për institucionet e Kosovës. Postimi: Kisha kënaqësinë</div>

Madhësia e shkronjave

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë një postim pas takimit që ka pasur me të ngarkuarën me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.
Sveçla, në postimin e tij, ka bërë të ditur se ka falënderuar Prattipatin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA’ve për institucionet e Kosovës.
Postimi:
Kisha kënaqësinë të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e ShBA-ve, znj. Anu Prattipati.
E informova mbi të arriturat e deritanishme dhe për prioritetet tona në fushën e sigurisë, mbi të cilat do të angazhohemi gjatë mandatit të ri qeverisës.
Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet tona, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë dhe qytetarëve tanë.