Skandali me lejet e armëve: Zyrtarët të MPB-së dyshohet se morën ryshfet për lëshimin e tyre

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814920-skandali-me-lejet-e-armeve-zyrtaret-te-mpb-se-dyshohet-se-moren-ryshfet-per-leshimin-e-tyre.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="skandali-me-lejet-e-armeve:-zyrtaret-te-mpb-se-dyshohet-se-moren-ryshfet-per-leshimin-e-tyre" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814920-skandali-me-lejet-e-armeve-zyrtaret-te-mpb-se-dyshohet-se-moren-ryshfet-per-leshimin-e-tyre.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="skandali-me-lejet-e-armeve:-zyrtaret-te-mpb-se-dyshohet-se-moren-ryshfet-per-leshimin-e-tyre"></p>Prokuroria Themelore e Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion ku janë prangosur 4 persona, në mesin e tyre 2 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe 2 të tjerë të një kompanie private. Ata dyshohen për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”. Të</div>

Madhësia e shkronjave

Prokuroria Themelore e Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion ku janë prangosur 4 persona, në mesin e tyre 2 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe 2 të tjerë të një kompanie private.
Ata dyshohen për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”. Të njëjtit lidhen me dallaveret në lëshimin e lejeve të armëve të zjarrit. Zyrtarë e Ministrisë së Brendshme, dyshohen se kanë lëshuar çertifikata për pajisje me leje armësh për qytetarë, pa iu nënshtruar procedurave të nevojshme ligjore, pa prezencën e personave.
“Gjatë ekzekutimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar disa dokumente të nevojshme, të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve lidhur me këtë çështje penale. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës të sigurisë ndaj të pandehurve. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kryerjes se veprave penale dhe në sundimin e ligjit”, thuhet në njoftim.