Situata me rrymën, KOSTT thirr konferencë për media

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808937-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Situata me rrymën, KOSTT thirr konferencë për media" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808937-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Situata me rrymën, KOSTT thirr konferencë për media"></p>Shumë qytetarë të Kosovës edhe në këtë fundvit po përballen sërish me ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike. Për këtë gjendje të krijuar, Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT ka thirrur konferencë për media, duke thënë se aty do të prezantojë gjendjen aktuale të sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe “masat e nevojshme për ruajtjen</div>

Madhësia e shkronjave

Shumë qytetarë të Kosovës edhe në këtë fundvit po përballen sërish me ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike.
Për këtë gjendje të krijuar, Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT ka thirrur konferencë për media, duke thënë se aty do të prezantojë gjendjen aktuale të sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe “masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde”.
Pikat kryesore që do të adresohen, sipas KOSTT:
-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar
-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)
-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese
-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut