Ironizon Brikena Selmanin, Rogert Sterkaj nuk lë pa thumbuar edhe Mirin e Selin Bollatin

Magazina

Postimi i Brikena Selmanit, e cila u shfaq me një maicë ku shkruhej “Jam pronë private e Mateo Borrit”, tërhoqi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Pas këtij veprimi, reagimi me ironi i Rogert Sterkajt, ish-finalistit të Big Brother VIP Albania, nuk ka kaluar pa u vënë re. Rogerti ka publikuar një fotografi të Mirit, […]

Madhësia e shkronjave

Postimi i Brikena Selmanit, e cila u shfaq me një maicë ku shkruhej “Jam pronë private e Mateo Borrit”, tërhoqi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Pas këtij veprimi, reagimi me ironi i Rogert Sterkajt, ish-finalistit të Big Brother VIP Albania, nuk ka kaluar pa u vënë re.

Rogerti ka publikuar një fotografi të Mirit, i cili shihet i veshur me një maicë të bardhë me mbishkrimin: “Jam pronë private e Seline Bollatit”.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas fotografisë, ai ka ndarë edhe një përshkrim me nota humori, duke shpjeguar se zakonisht nuk merret me postimet e banorëve të Big Brother, por kësaj radhe nuk ka mundur të rezistojë.

“Zakonisht nuk u jap vëmendje këtyre të Bigut, por këtë herë nuk rezistova dot! Më falni paraprakisht! Thjesht po ndjek trendin… Miri kaloi nga West Side Family te Seline Krevat Family”, ka shkruar ai.

Përmes kësaj batute, Rogerti ka ironizuar lidhjen e Mirit me Selin duke luajtur me emrin e grupit “West Side Family” dhe duke e kthyer atë në një shprehje thumbuese, për situatat në Big Brother.

Sidoqoftë, nuk mungoi edhe një reagim nga Miri, duke iu kundërpërgjigjur Rogertit, edhe pse brenda BBVA patën raporte të mira. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Komentet