Shqipëria pëson humbje nga Ukraina në ndeshje miqësore

Shqipëria u mposhtën nga Ukraina me rezultatin 1-0 në miqësoren e zhvilluar në Spanjë, në një ndeshje ku kuqezinjtë nuk treguan shumë. Në këtë sfidë u vu re aktivizimi si titullar i Bujar Pllanës, i cili luajti në qendër të mbrojtjes përkrah Berat Gj...

Sport
Reklame

Shqipëria u mposhtën nga Ukraina me rezultatin 1-0 në miqësoren e zhvilluar në Spanjë, në një ndeshje ku kuqezinjtë nuk treguan shumë.

Në këtë sfidë u vu re aktivizimi si titullar i Bujar Pllanës, i cili luajti në qendër të mbrojtjes përkrah Berat Gjimshitit, një zgjedhje e detyruar për shkak të mungesave të Arlind Ajetit dhe Ardian Ismajlit.

Pjesa e parë foli kryesisht për Ukrainën, që kontrolloi lojën dhe krijoi rastet më të mira. Yaremchuk madje gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 17-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, dominimi i ukrainasve vazhdoi, ndërsa Shqipëria u shfaq e zbehtë dhe pa ide në fazën sulmuese. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me epërsi të dukshme të kundërshtarit.

Në pjesën e dytë, Ukraina gjeti golin që vendosi ndeshjen me anë të Gutsulyak. Pas këtij momenti, reagimi i Shqipërisë ishte pothuajse inekzistent, ndërsa kundërshtari vazhdoi të kërkonte edhe golin e dytë.

Rasti i parë më serioz për kuqezinjtë erdhi vetëm në minutën e 59-të, kur Laçi provoi nga distanca, por pa sukses. Nga ana tjetër, Ukraina ishte më pranë golit të dytë, me Shaparenkon që goditi shtyllën në minutën e 70-të.

Deri në fund, loja nuk pati ndryshime dhe Ukraina e administroi epërsinë minimale për të marrë fitoren. /Telegrafi/