Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” njofton maturantët për organizimin e Mbrëmjes së Maturës 2026

Vendore

Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka njoftuar nxënësit maturantë dhe prindërit për organizimin e Mbrëmjes së Maturës 2026, e cila do të mbahet më 13 qershor 2026 (e shtunë) në restorantin “Breta Palace”.Sipas njoftimit të shkollës, aktiviteti do të fillojë në ora 18:30 me fotografimin e maturantëve së bashku me familjarët në oborrin […]

Madhësia e shkronjave

Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka njoftuar nxënësit maturantë dhe prindërit për organizimin e Mbrëmjes së Maturës 2026, e cila do të mbahet më 13 qershor 2026 (e shtunë) në restorantin “Breta Palace”.
Sipas njoftimit të shkollës, aktiviteti do të fillojë në ora 18:30 me fotografimin e maturantëve së bashku me familjarët në oborrin e restorantit, ndërsa më pas do të organizohet vallëzim tradicional me tupanë.
Hyrja solemne e maturantëve në sallë, së bashku me kujdestarët e klasave, është paraparë të zhvillohet nga ora 19:30 deri në ora 20:00, ndërsa programi festiv dhe argëtues do të vazhdojë deri në orën 02:00 pas mesnate.
Drejtoria e shkollës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar lidhur me sigurinë e nxënësve, duke kërkuar nga prindërit që t’i sjellin dhe t’i marrin vetë fëmijët e tyre pas përfundimit të mbrëmjes.
Po ashtu, prindërit janë këshilluar që të mos ua japin automjetet në përdorim maturantëve, me qëllim të garantimit të sigurisë së tyre gjatë kësaj nate festive.
Shërbimi i Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” u ka uruar të gjithë maturantëve një mbrëmje të paharrueshme, të mbushur me gëzim, respekt dhe kujtime të bukura që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës./BujanociNet/