Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor.
Sipas Trump, presidenti i Libanit, Joseph Aoun, dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu arritën marrëveshjen pasi folën me presidentin amerikan, përcjell Telegrafi.
Armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 23:00 sipas kohës në Kosovë.
Sipas Trump, zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio tani do të punojnë me të dy vendet “për të arritur një PAQE të Qëndrueshme”, ka bërë të ditur Trump.
Ndërkohë, SHBA-të kanë bërë të ditur gjashtë pika të armëpushimit Izrael-Liban.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjashtë pika të ndara nga departamenti i shtetit i SHBA-së nxjerrin në pah kuptimin e saj për marrëveshjen:
Siç theksohet në fund, teksti u miratua nga qeveritë e të dy palëve, tha departamenti. /Telegrafi/






