Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të pushtojnë ishullin Kharg në Gjirin Persik, i cili i përket Iranit, shkruan Axios.
Zyrtarët amerikanë diskutuan mundësinë e pushtimit të ishullit, i cili është terminali kryesor i eksportit të naftës së Iranit, transmeton Telegrafi.
▶ Lexo edhe këtë

Gërmimet arkeologjike në Normandi zbulojnë gjurmë vendbanimesh që nga 7000 vjet më parë
Rreth 90% e eksporteve të naftës bruto të Iranit kalojnë nëpër këtë ishull, duke e bërë atë shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Ishulli Kharg ndodhet 25 kilometra larg bregdetit të Iranit dhe 483 kilometra në veriperëndim të Ngushticës së Hormuzit.