SHBA shqyrtoi blerjen e tokës ku pritet të ndërtohet ambasada kineze në Britani

Bota

Zyrtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, thuhet se kanë shqyrtuar mundësinë e blerjes së kompleksit Royal Mint Court në Londër, ku është planifikuar ndërtimi i ambasadës së re të Kinës, nëse procedurat ligjore përfundimisht e pengojnë realizimin e këtij projekti. Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për një ide joformale dhe eksploruese, përkrahësit e […]

Madhësia e shkronjave

Zyrtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, thuhet se kanë shqyrtuar mundësinë e blerjes së kompleksit Royal Mint Court në Londër, ku është planifikuar ndërtimi i ambasadës së re të Kinës, nëse procedurat ligjore përfundimisht e pengojnë realizimin e këtij projekti.

Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për një ide joformale dhe eksploruese, përkrahësit e së cilës besojnë se një veprim i tillë do të përbënte një fitore gjeopolitike, pasi Kinës do t’i mohohej mundësia për të hapur një përfaqësi diplomatike në një nga lokacionet më të rëndësishme të kryeqytetit britanik.

Projekti për ndërtimin e ambasadës kineze së fundmi i mbijetoi një sfide ligjore në Gjykatën e Lartë, por banorët lokalë kanë paralajmëruar se do të paraqesin ankesë, çka do të thotë se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar, shkruan reuters.

Zyrtarët amerikanë kanë shprehur më herët shqetësime për afërsinë e kësaj prone me infrastrukturën e ndjeshme të komunikimit, duke paralajmëruar për rreziqe të mundshme të sigurisë.

Nga ana tjetër, qeveria britanike ka deklaruar se këto rreziqe janë trajtuar dhe zbutur në mënyrë të përshtatshme.

Deri më tani nuk janë zhvilluar negociata zyrtare për një blerje të mundshme të kompleksit, ndërsa çdo ndryshim i pronësisë do të kërkonte miratimin e disa qeverive. /Telegrafi/