Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka folur për lidhjen e saj të veçantë me futbollin dhe Kupën e Botës, duke thënë se kjo marrëdhënie ka ndikuar thellësisht në jetën dhe karrierën e saj.
Në një intervistë për revistën People, ajo kujtoi se Kupa e Botës 2010 ishte një moment vendimtar, pasi aty njohu ish-partnerin e saj, Gerard Pique, me të cilin ka dy djem, Milan dhe Sasha.

Shakira kujtoi gjithashtu performancat e saj në Kupat e Botës, duke nisur nga viti 2006 me këngën “Hips Don’t Lie” e deri te hiti legjendar “Waka Waka” (This Time for Africa), për të cilin thotë se ndryshoi jetën e saj.
Madje, me humor tregoi se fëmijët e saj i quan “fëmijët Waka”, pasi beson se gjithçka nisi falë asaj kënge.
Artistja kujtoi edhe paraqitjen në Kupën e Botës 2014 në Brazil me këngën La La La (Brazil 2014), kur ishte shtatzënë me djalin e saj Sasha.
Sipas Shakirës, çdo Kupë Bote është një ngjarje magjike që bashkon njerëzit, ndërsa arsyeja pse vazhdon të rikthehet në projekte të lidhura me këtë turne është e thjeshtë: “Fati”.
Ajo tashmë ka performuar në hapjen e turneut së bashku me Burna Boy dhe pritet të jetë pjesë edhe e spektaklit historik të finales së Kupës së Botës. /Telegrafi/





