Sekreti pas milionave të Barcelonës quhet “1:1”- ja si funksionon dhe si po i ndihmon ata

Sport

Arsyeja pse Barcelona mund të shpenzojë më shumë se 80 milionë euro për Anthony Gordon dhe disa objektiva të tjerë është zbuluar. Dihet gjerësisht se vitet e fundit, pavarësisht se është ndoshta klubi më i madh i futbollit në botë, Barcelona është përballur me probleme financiare. Vetëm verën e kaluar, përforcimi i ri Marcus Rashford […]

Madhësia e shkronjave

Arsyeja pse Barcelona mund të shpenzojë më shumë se 80 milionë euro për Anthony Gordon dhe disa objektiva të tjerë është zbuluar.

Dihet gjerësisht se vitet e fundit, pavarësisht se është ndoshta klubi më i madh i futbollit në botë, Barcelona është përballur me probleme financiare.

Vetëm verën e kaluar, përforcimi i ri Marcus Rashford u detyrua të priste përpara se të regjistrohej zyrtarisht si lojtar i Barcelonës, pasi klubi pati vështirësi në regjistrimin e futbollistëve për shkak të kufijve të pagave të vendosur nga La Liga.

Për këtë arsye, shumëkush u befasua kur u raportua gjerësisht se klubi kishte arritur një marrëveshje “në parim” me Neëcastle United për transferimin e Anthony Gordon për 80 milionë euro, plus bonuse.

Para se të udhëtonte drejt Amerikës së Veriut për të përfaqësuar Anglinë në Kupën e Botës, anësori mbërriti në Barcelonë për të kryer testet mjekësore, përpara firmosjes së kontratës, e cila pritet t’ia dyfishojë pagën deri në rreth 300 mijë funte në javë.

Më pak se 24 orë më vonë, u konfirmua se Barcelona po përgatitej të dërgonte një ofertë zyrtare për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, me ish-yllin e Manchester Cityt që shihet si zëvendësues i Robert Lewandowskit, i cili pritet të largohet.

Raportohet se Barça po përgatit një propozim që nuk do të përfshijë asnjë lojtar dhe as opsion shkëmbimi, por do të jetë një ofertë e drejtpërdrejtë “kesh” në vlerën rreth 100 milionë euro.

Pra, me mbi 80 milionë euro që po shpenzohen para se afati i transferimeve të hapet zyrtarisht më 15 qershor, shtrohet pyetja: si ka mundësi që Barcelona papritur ka kaluar nga trazirat financiare te “liria” financiare?

Pas disa afatesh kalimtare të vështira, duket se Barcelona më në fund ka kaluar në anën pozitive të rregullit financiar 1:1 të La Ligës, duke i dhënë shumë më tepër hapësirë në strategjinë e transferimeve.

Ky kornizim financiar nënkupton se çdo euro që klubi gjeneron nga shitja e lojtarëve ose nga ulja e shpenzimeve të pagave, mund të shpenzohet më pas për afrime të reja në skuadër.

Një pjesë e madhe e arsyes pse Barcelona papritur është rikthyer “në favor” të këtij rregulli lidhet, sipas raportimeve, me largimin e Lewandowskit, që besohet se ka liruar rreth 40 milionë euro nga struktura e pagave.

Duke i shtuar edhe faktin se rikthimi në “Camp Nou” pritet të sjellë burime të reja të ardhurash, bordi i Barcelonës raportohet se është i bindur se problemet financiare tashmë i kanë mbetur pas./Telegrafi/