Sali: Korridori 8 po bëhet realitet, nisin punimet në autostradën Bukojçan–Kërçovë

Rajon

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të Korridorit VIII. Sipas Salit, investimet infrastrukturore synojnë përmirësimin e lidhjeve rrugore, rritjen e sigurisë në udhëtim dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e […]

Madhësia e shkronjave

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të Korridorit VIII.

Sipas Salit, investimet infrastrukturore synojnë përmirësimin e lidhjeve rrugore, rritjen e sigurisë në udhëtim dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve.

“Me nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor po hyn në fazën e realizimit konkret. Qeveria po avancon me investime që synojnë lidhje më të mira rrugore, udhëtim më të sigurt dhe më të lehtë, si dhe kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve”.

“Korridori VIII është një lidhje strategjike e Maqedonisë së Veriut me rajonin, që krijon mundësi të reja për qytetarët dhe bizneset. Nga premtimet shumëvjeçare te projektet që marrin formë në terren, infrastruktura është investim në zhvillimin dhe të ardhmen e vendit”, ka shkruar Sali në rrjetet sociale.