Rusia nuk ka shanse ta fitojë këtë luftë, thotë kancelari gjerman

Bota

Kancelari gjerman thotë se shpreson që samiti i NATO-s “do t’i dërgojë një mesazh të qartë Moskës”. Duke folur përpara takimeve të mëtejshme sot, Friedrich Merz tha se samiti pritet të prodhon “një frymë të re në NATO që e bën NATO-n më të fortë, që e bën NATO-n më të bashkuar”, transmeton Telegrafi. Ai […]

Madhësia e shkronjave

Kancelari gjerman thotë se shpreson që samiti i NATO-s “do t’i dërgojë një mesazh të qartë Moskës”.

Duke folur përpara takimeve të mëtejshme sot, Friedrich Merz tha se samiti pritet të prodhon “një frymë të re në NATO që e bën NATO-n më të fortë, që e bën NATO-n më të bashkuar”, transmeton Telegrafi.

Ai vuri në dukje një plan nga aleatët evropianë të Ukrainës për t’i siguruar asaj 70 miliardë euro shtesë në 2026 dhe 2027, dhe u zotua se anëtarët do të vazhdojnë të mbështesin Kievin.

“Tani është ekskluzivisht në dorë të Rusisë që t’i japë fund kësaj lufte dhe ne do të bëjmë gjithçka përsëri sot për ta arritur këtë; dhe gjithashtu t’i dërgojmë një mesazh të qartë Moskës. Rusia nuk ka shanse ta fitojë këtë luftë”, tha ai.