“Prishtina jeton me muzikë” – si do të duket në tri net Sunny Hill Festival

Magazina

Atmosfera e Sunny Hill Festival po rikthehet në Prishtinë, ndërsa kryeqyteti po bëhet gati për tri netë të mbushura me muzikë, energji dhe vizitorë nga e gjithë bota. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga Sunny Hill Festival me përshkrimin “Prishtina Breathes Music” apo “Prishtina jeton me muzikë”, janë publikuar pamje duke sjellë […]

Madhësia e shkronjave

Atmosfera e Sunny Hill Festival po rikthehet në Prishtinë, ndërsa kryeqyteti po bëhet gati për tri netë të mbushura me muzikë, energji dhe vizitorë nga e gjithë bota.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga Sunny Hill Festival me përshkrimin “Prishtina Breathes Music” apo “Prishtina jeton me muzikë”, janë publikuar pamje duke sjellë momentet më të veçanta të festivalit dhe atmosferën që ka shoqëruar qytetin.

Videoja paraqet energjinë e publikut, skenën, rrugët e Prishtinës dhe gjallërinë që krijohet kur mijëra njerëz mblidhen për të festuar.

Këto pamje vijnë si një paralajmërim i asaj që pritet edhe këtë vit, kur Prishtina do të ndezet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

Gjatë edicioneve të kaluara, Sunny Hill Festival ka sjellë në kryeqytet artistë të njohur ndërkombëtarë dhe ka kthyer qytetin në një pikëtakim mes kulturave, muzikës dhe njerëzve nga vende të ndryshme të botës.

Me afrimin e edicionit të ri, pritshmëritë janë të mëdha që edhe këtë verë të mbushet me ritme, emocione dhe një atmosferë të paharrueshme.

Për disa ditë, muzika nuk do të jetë vetëm në skenë – ajo do të ndihet në çdo cep të qytetit. /Telegrafi/