Ballina LAJME Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi-si mjet për nxitje për shpërnguljeje të...

Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi-si mjet për nxitje për shpërnguljeje të shqiptarëve nga Rajoni i Preshevës

3

Intervistë me Refik Hasanin, publicist dhe veprimtar në Luginën e Preshevës

Refik HASANI, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën ‘’Kosva sot’’, lidhur me rifillimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, i cili pritet të zbatohet nga dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027,dhe po shkakton shqetësim të madh në Rajonin që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Reklama

Në këtë intervistë z.HASANI, flet, se me rikthimin e këtij shërbimi, që ngjallë shqetësimin te shqiptarët në Krahinën shqiptare, për shkak të përvojave të hidhura nga kujtesa kolektive e shqiptarëve, ku akoma rëndojn e jan të rënda, për ato pasoja tragjike e të dhimbshme.

Në intervistë, ndër tjerash, tregon se në një kontekst ku shqiptarët e kësaj Krahine, përballemi me diskriminim rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak paraqet një mekanizëm shtesë presioni që rrezikon ekzistencën demografike të kësaj krahine, duke nxitur pasiguri, frikë, nxisin përdorimin e Gjuhës me urrejtje, shkruajn në grafite antishqipatre-pankarta me kuptim racizëm, instalojn frigë, pasiguri, dominon ksenofobi,jo vetëm në Qeveri, Parlament e Presidencë të Serbisë, por është e theksuar edhe në Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademi të Shkencave të Serbisë.

Intervistë e plotë:

Gazeta ’’Kosova Sot’’:Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027?Por ideja e tij është kundërshtuar nga shqiptarët.Si e komentoni këtë?

Refik HASANI: Serbia, përmesë shërbimit ushtarak të detyrueshëm, i cili pritet të zbatohet nga sivjet, që ka ngjallur shqetësimin te shqiptarët në Krahinën shqiptare, për shkak të përvojave të hidhura nga kujtesa kolektive e shqiptarëve, do të nxitë të rinjët shqiptarë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, për shpërngulje, ku akoma rëndojn e jan të rënda, për ato pasoja tragjike e të dhimbshme.

Në ushtrinë jugosllave në vitet 1980-ta, përballeshin me diskriminim në mos përfaqësim proporcional me numrin e ushtarëve shqiptarë, e mos avancim në karrirën e hirarkin ushtarake, dhe sipas statistikave të konfirmuara, jan 135 ushtarë shqiptarë në radhët e APJ-së, gjatë periudhës 1980-ta, u jan kthyer familjarëve në arkivole me shenja dhune mbi trupat e kthyer si një fenomen, ku ishin të regjistruar si ’’vetëvrasje’’ , e të ngjashme.

Pas luftërave të përgjakshme në ish-hapsirat Jugosllave, veçmas pas masakrave dhe gjenocidin e ushtruar në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë, ku ende nuk ka ndodhr asnjë kërkim falje, distancim nga ajo politikë e dëbimit, masakrave dhe gjenocdit, tani në këtë kohë, pas kohës së kësaj jo më shumë 3 dekada, është vështirë se si të pranohet zbatimi i ri-kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi për gjithë shtetasit e Serbisë të nacionalitetit jo Serbë, posaqërsisht të neve si nacionalitet autokton dhe etnik në Serbi.

Ne, shqiptarët që jemi shumicë në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,pa harruar dhe shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut, dhe shqiptarët gjithëandej Serbisë dhe Vojvodinës.

Shumë vështirë, dhe tëpër vështirë e kemi të shërbejm në një ushtri, pasi vazhdimisht Kryeminstri, Presidenti dhe Kryetari i Parlamentitë e Serbisë, por edhe Ministra të Qeverisë së Serbisë, mos të flasim Lider të partive të ndryshme, media nacionale.

Instanca e qarqe më të lartë të Serbisë, publikisht bën thirrje edhe përmesë programit nacionalist si ’’Bota Serbe’’, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik të shqiptarëve, për linqim, vrasje, dëbim, proklamojn luftë kundë neve shqiptarëve, nxisin përdorimin e Gjuhës me urrejtje, ofendime, fyerje, provokim jan shfaqur edhe me mbishkrime ’’Vdekje shqiptarëve’’, shkruajn në grafite antishqipatre-pankarta me kuptim racizëm, instalojn frigë, pasiguri, dominon ksenofobi,jo vetëm në Qeveri, Parlament e Presidencë të Serbisë, por është e theksuar edhe në Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademi të Shkencave të Serbisë.

Gazeta ’’Kosova Sot’’:Pse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tenton ta bëjë shërbimin ushtarak të detyrueshëm?

Refik HASANI: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,dëshiron të realizon përmesë ri-kthimit të shërbimit ushtarak të detyrueshëm, arritjen e disa qëllimeve, në radhë të parë të mundohet dhe bëj përpjekje të dominoj si forcë ushtarake në hapsirat e RSFJ-së, veçmas të ruaj dominimin në Bosnjë Hercegovin, në Kosovë, Maqedoni të Verit dhe Malë të Zi.

Gazeta ’’Kosova Sot’’:Cili është qëllimi i rikthimit të shërbmit të detyrueshëm ushtarak, në Serbi?

HASANI: Qëllimi i Serbisë, është të krijon një përceptim tani para ish-Republikave dhe Krahinave të ngrehinës artificiale ish-Jugosllavisë, tani që jan shtete të pavarura, Serbia para tyre dhe në kuptimin e kësaj pjese të Ballkanit të shtirret se është një focë ushtarake sikur dikur që ishte forca dhe madhështia e Ushtrise së Jugosllavisë.

Ky mendim dhe konstatim dëshmohet edhe, kur Rusia që bëri invazion ushtarak mbi Ukrainën, që ishin një Federat Ruse që quhej BRSS-ja, dhe përbënte 16 Republika dhe 2 Krahina, dhe e përbashkëta ësht se si Rusia e tanishme dhe Serbia, dëshirojn të ri-kthejn famën e ushtrive të mëparme të Federatave të tyre!?

Gazeta ’’Kosova Sot’’:Çfarë do të thotë kjo për shqiptarët etnikë që jetojnë në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit?

Refik HASANI: Me rikthimin e këtij shërbimi të detyrueshmë ushtarak, të rinjët etnik shqiptarë nga Krahina me shumicë shqiptarë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, dhe gjithë andej Serbisë, tani hyjn një në fazë të re,të rrezikshërisë duke u përballur e ballafaquar me rreziqe tjera, sapo të mbushin 18 vjeç, përveqë që dominon diskriminimi përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit.

Pasi egziston diskriminimi në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime, pasi mungon perspektiva, nuk pranohen diplomat nga Republika e Kosovës, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, dhe tani edhe shërbimi ushtarak i detyrueshëm, është një arsye tjetër për t’u shpërngulur, pasi i pret ftesa për rekrutim, pasi e kaluara dhe pasojat e saj ende ndikojnë në vetëdijen kolektive të shqiptarëve të këtij Rajoni.

Si ka mundësi kur nuk ka përfaqësim, në Gjykata, Prokurori, Gjeodezi, Kadastër, Administratë Tatimore, mungon përfaqësimi proporcional në zingjirin komandues të Policisë, si ka mundësi tani të pranojn dhe të shërbejn në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, ku ka ZERO OFICER SHQIPTARË të kësaj ushtrie në një shtet që vazhdimisht i diskriminon.

Të rinjët etnik shqiptarë nga Rajoni i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe gjithë andej Serbisë, në këto rrethana që po jetojm, me të pranuar ftesën për shërbim ushtarak të detyrueshëm, do të kujtojn një pa dy se kjo ushtri, gjitha ato luftëra i ka zhvilluar, dëme të luftës e shkatrrime, dhe gjenocid ka kryer në këto hapsira të Ballkanit, si mund të pajtohen dhe të veshin uniformën e kësaj ushtrie.

Gazeta ’’Kosova Sot’’:Si lidhet kjo vendim me situatën gjeopolitike në rajon dhe marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën dhe vendet fqinje?

Refik HASANI: Rikthimi i shërbimit të detyrueshmë ushtarak, në Serbia, përveqë tjerash është në dëm të sigurisë rajonale, për të treguar e vazhduar hegjemoninë e Serbisë në raport me fqinjët, janë me ambicie ekspansioniste, me ambicien shofeniste, kjo ishte edhe një mesazh nga parada e zhvilluar më datën 20 shtator 2025.

Sigurisht që lidhet edhe me situatën gjeopolitike në rajonin dhe marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën dhe vendet fqinje, por shprehi mendim se në radhë të parë Serbia, dëshiron të forcohet në aspektin ushtarak, të vazhdoj të ruaj edhe më tej Serbin kështu unitare ku Serbia arrin edhe qëllimin ku Vojvodina si ish-njësi e barabarat e Jugosllavisë, të mos ndahet-shkëputet nga Serbia, por edhe Referendumi i Krahinës Shqiptare në Serbi, mbajtur më datën 1 e 2 mars 1992, dhe Referendumi i Krahinës së Sanxhakut, mbajtur më datën 25,26 dhe 27 tetor 1992, por edhe kërkesa tjera të mos mirren parasysh fare.

Gazeta ’’Kosova Sot’’: Sa është i rrezikuar identiteti Kombëtar i shqiptarëve në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanoci, përballë përforcimi i identitetit ushtarak dhe nacionalist serb?

Refik HASANI: Identiteti kombëtar i shqiptarëve në Rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, përballë politikave të Serbisë,ishte, është dhe vazhdon të mbetët tejet i përmasave të mëdha me rrezikshmëri të lartë, e kjo do të ndihmon edhe rikthimi i kryerjes së detyrueshme të shërbimit ushtarak në Serbi, për të rinjët nga kjo Krahinë shqiptare, është tepër shqetësuese, marrë paraysh duke e parë këtë si një përpjekje për presion do të detyrohen në shpërnguljen masive të rinjët shqiptarë për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak.

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dëshiron të krijoj paknaqësi, jo vetëm tek ne shqiptarët por edhe tek Hungarezët, Bullgarët, Boshnjakët, Rumunët dhe gjithë pakicat e tjera.

Të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci,si mundë të jen pjesë e një shërbimi të detyrueshëm ushtarak të Serbisë, ku i njëjti shtetë përkundër mbajtjesë dhe organzimit të Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjë së Konçulit, asnjë marrëveshje në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine shumicë nuk është duke u zbatuar.

Të rinjët nga Rajoni i Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocit,si mundë të jen pjesë e një shërbimi të detyrueshëm ushtarak të Serbisë, ku Serbia, vazhdon shkelje të rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminimi klasik, pasi nuk ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022.

Të rinjët nga Rajoni i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,si mundë të jen pjesë e një shërbimi të detyrueshëm ushtarak të Serbisë, ku i njëjti shtetë përkundër mbajtjesë dhe organzimit të Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, asnjë zbatim, e respektim të këtyre marrëveshjeve në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine shumicë shqiptare nuk është duke u zbatuar.

- Reklamë -