Janë rikthyer trazirat në rrugën e Durrësit pranë ministrisë së Arsimit.
Disa protestues afruan kontenierë mbeturinash dhe i mbushën me kartonë duke u vënë flakën.
Disa të tjerë kanë ndezur flakadanë dhe tymuese me ngjyrë blu.
Në sfond shihen disa protestues që debatojnë me deputetë të opozitës duke u kërkuar të largohen nga protesta e tyre.