Një tërmet me magnitudë 2,5 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në territorin e Maqedonisë, ndërsa sipas informacioneve fillestare, epiqendra ndodhej në rajonin mes Makedonski Brodit dhe Krushevës.
Lëkundjet janë regjistruar sot, më 17 tetor, në orën 10:15, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash.

Sipas të dhënave të disponueshme, zona epiqendrore ndodhej në afërsi të vendbanimeve Pllasnicë dhe Llazhan.
Koordinatat e regjistruara janë 41,435 gradë gjerësi gjeografike veriore dhe 21,227 gradë gjatësi gjeografike lindore.
Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë relativisht të ulët, i cili mund të jetë ndier lehtë nga një pjesë e popullsisë në afërsi të epiqendrës.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale të shkaktuara nga lëkundjet.





