Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo, nuk po të sulmoj

Nacionale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për CNN International është pyetur edhe për çështjen e investimit të planifikuar në Zvërnec. Gjatë bisedës, Rama përsëriti se ende nuk ekziston një projekt konkret për Zvërnecin, ndërsa intervista u shoqërua edhe me disa replika mes Ramës dhe gazetares. Madje, në një moment gjatë debatit, kur Rama […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për CNN International është pyetur edhe për çështjen e investimit të planifikuar në Zvërnec.

Gjatë bisedës, Rama përsëriti se ende nuk ekziston një projekt konkret për Zvërnecin, ndërsa intervista u shoqërua edhe me disa replika mes Ramës dhe gazetares.

Madje, në një moment gjatë debatit, kur Rama reagoi me tone të ashpra, gazetarja iu drejtua duke i thënë se “nuk është nevoja të jesh i parespektueshëm”.

Ai gjatë intervistës insistoi se kjo çështje është sqaruar më herët dhe se nuk ka një projekt të miratuar për zonën.

Sa i përket hetimeve të nisura, kryeministri tha se ato nuk lidhen me dyshime për korrupsion, por kanë të bëjnë me pronësinë e tokave në zonë dhe verifikimin e pronarëve të tyre.

Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?

Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj për shikuesit tanë. Ju po na akuzoni për lajme të rreme dhe po përpiqem të kuptoj nëse projekti vazhdon apo është ndalur…

Rama: Përsëri, ju nuk doni të dëgjoni. Është shumë e qartë për mua. Nuk po ju sulmoj. Po ju them të vërtetën. Dhe derisa të më tregoni projektin, duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt.