“Pse e ftove Mirin në dasmë?”, Selin: Nuk kam pasur kurrë pëlqim për burrë të martuar

Dasma e organizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania mes Selinit dhe Gimbos u kthye në një nga temat më të diskutuara të spektaklit të së shtunës.

Situata solli debate të shumta mes banorëve, sidomos pasi Rogerti tentoi të ndërhynte në festë dhe diskutimi u zhvendos te marrëdhëniet mes disa prej tyre.

Gjatë bisedës në studio, u diskutua edhe prania e Mirit në dasmë. Opinionisti, Arbër Hajdari, i kërkoi Selinit shpjegim se përse e kishte ftuar atë, duke qenë se raporti mes tyre nuk ka qenë gjithmonë i mirë.

BBVA/YouTube

Nga ana tjetër, Selin reagoi duke theksuar se nuk pranon më akuza që e lidhin me një burrë të martuar.

Miri: Ja kam thënë dje paradite Gimbos opinionet e mia. Unë ju kam parë që rrini bashkë, keni kimi, ju uroj jetë të lumtur. Po, besoj te marrëdhënia e tyre. I kam thënë Selin që të ka rënë loja pasi je martuar.

BBVA/YouTube

Arbër: Gënjeshtra nga të gjitha krahët. Ti, Miri, ke qenë ulur me Rogertin dhe Juelën dhe ke thënë unë nuk e prish dasmën. Ti, Selin, pse e ftove Mirin? Ti, Miri, mos fol se i karikove ata të dy të prishnin dasmën. Për çfarë duhet Miri në dasmë?

Selin: Nuk mbaj më akuza të qelbura që mund të jem e dashuruar me një burrë të martuar. Nuk dal nga ky prime pa u sqaruar që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për burra të martuar. Nuk kam ardhur këtu për të shkelur dy…

Arbër: Nuk kishe pse të ftoje Mirin? Ndaç, merre si këshillë a sugjerim, ke filluar të reagosh me arrogancë, ke 30 minuta që nuk le njëri të flasë.

Selin: Kërkoj ndjesë për fjalën ndaj Juelës, e kam përdorur me kontekst në mendjen time korrekte. Kam menduar që ka tjetër kuptim.

Monika: Nuk besoj se Selin nuk e di çfarë do të thotë ajo fjalë. Arma jote e fortë është oratoria. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com