​Protestë popullore sot në Prishtinë, Haziri: Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot

Nacionale

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka njoftuar për mbajtjen e një proteste popullore sot në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”. Përmes një thirrje në rrjetet sociale, Haziri ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kërkesa lidhet me miratimin e Ligjit për UÇK-në. “PROTESTË POPULLORE. Ligji për UÇK-në duhet […]

Madhësia e shkronjave

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka njoftuar për mbajtjen e një proteste popullore sot në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një thirrje në rrjetet sociale, Haziri ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kërkesa lidhet me miratimin e Ligjit për UÇK-në.

“PROTESTË POPULLORE. Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot! Shihemi në shesh!”, ka shkruar Haziri.

Ndërsa, protesta e djeshme ishte e tensionuar, derisa mbi 15 persona kërkuan ndihmë shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Telegrafi/