Prishtina konfirmon zyrtarisht nënshkrimin me Albin Krasniqin

Sport

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar në mënyrë të përhershme me mesfushorin me tipare sulmuese, Albin Krasniqi. Pas një huazimi prej gjashtë muajve nga ukrainasit e Kolosit, Prishtina ka vendosur ta “blejë” kartonin e djaloshit nga Kaçaniku. Kështu, sot (e mërkurë), klubi më i trofeshëm kosovar ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me […]

Madhësia e shkronjave

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar në mënyrë të përhershme me mesfushorin me tipare sulmuese, Albin Krasniqi.

Pas një huazimi prej gjashtë muajve nga ukrainasit e Kolosit, Prishtina ka vendosur ta “blejë” kartonin e djaloshit nga Kaçaniku.

Kështu, sot (e mërkurë), klubi më i trofeshëm kosovar ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me Krasniqin, i cili edhe në të kaluarën ka luajtur te Prishtina duke fituar edhe trofe.

“Rrugëtimi i Albin Krasniqit me fanellën bardhekaltër vazhdon. Mesfushori ofensiv ka nënshkruar kontratë me Prishtinën, pasi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ishte pjesë e skuadrës si i huazuar nga klubi ukrainas Kolos”.

“Krasniqi rikthehet zyrtarisht te bardhekaltërit, ekip me të cilin fitoi Kupën e Kosovës në vitin 2025. Gjatë pjesës pranverore të sezonit të kaluar, ai regjistroi 16 paraqitje, shënoi 2 gola dhe kontribuoi me 1 asistim”.

“Në total, Albini ka zhvilluar 77 ndeshje me fanellën e Prishtinës, në të gjitha garat”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Telegrafi/