Prishtina e Re për këndellje, Drita për fitoren e radhës – formacionet zyrtare

Sport

Drita do të luajë në udhëtim ndaj Prishtinës së Re me fillim nga ora 14:00 në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollit kosovar. Të besuarit e Zekirija Ramadanit vijën tejet të motivuar në këtë ndeshje pas fitores minimale 1-0 në shtëpi ndaj Prishtinë xhiron e kaluar. Një fitore eventuale sot, do të […]

Madhësia e shkronjave

Drita do të luajë në udhëtim ndaj Prishtinës së Re me fillim nga ora 14:00 në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollit kosovar.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit vijën tejet të motivuar në këtë ndeshje pas fitores minimale 1-0 në shtëpi ndaj Prishtinë xhiron e kaluar.

Një fitore eventuale sot, do të bënte që ata të shkëputeshin në tetë pikë ndaj Ballkanit të vendit të dytë.

Prishtina e Re në anën tjetër vjen pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore, teksa së fundmi u mposht nga Llapi në udhëtim me rezultat të thellë 4-0.

Të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Prishtina e Re: Morales, Zekolli, Vitija, Prençi, Trajkovski, Doukoure, Smaçi, Mekic, Vedji, Kargbo, Gomes.

Drita: Maloku, Krasniqi, Pëllumbi, Bejtullai, Sheji, Dabiqaj, Limaj, Krasniqi, Ajzeraj, Tusha, Abazaj.