Pretendimi për prodhimin e një droni “vendor” kërkon, përveç deklaratave publike, dëshmi të qarta teknike, industriale dhe profesionale. Industria e dronëve është ndër sektorët më kompleksë të teknologjisë moderne, që përfshin kapacitete të avancuara softuerike, linja prodhimi elektronike, inxhinieri aeronautike, si dhe zinxhir të plotë furnizimi për komponentë kritikë, Mediat ne Kosove i kan dhene jehon lajmit mashtruesit nga Gjilani.
Fabrikat serioze të prodhimit të dronëve, qoftë në Kinë, SHBA apo Evropë, operojnë me dhjetëra ose qindra inxhinierë, programerë, elektronikë dhe specialistë të materialeve. Ato posedojnë uzina të certifikuara, laboratorë testimi, departamente të zhvillimit softuerik dhe kapacitete për prodhimin ose integrimin e qipave, sensorëve, diodave, motorëve dhe sistemeve të navigimit.

Fabrika e droneve ne Turqi
Në këtë kontekst, lindin pikëpyetje serioze kur pretendimi për prodhim droni vjen nga kompani private të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës me vetëm një të punësuar, ku shpesh i vetmi i punësuar është vetë pronari. Sipas të dhënave publike, dy kompani private në rrethinën e Gjilanit, të përfshira në këtë narrativë, figurojnë si biznese vetëpunësuese, ku në total bëhet fjalë për tre persona, përfshirë edhe dy pronarët.
Një strukturë e tillë organizative nuk përputhet me asnjë standard ndërkombëtar të prodhimit të dronëve. Nuk ekzistojnë të dhëna publike për posedim të uzinave prodhuese, linjave të montimit elektronik, pajisjeve për prodhimin e qipave, as për kapacitete për zhvillim të softuerëve të kontrollit, navigimit apo stabilizimit të fluturimit.
Veçanërisht problematike është mungesa e transparencës rreth softuerëve që pretendohet se përdoren. Nuk ka informacione mbi burimin e kodit, licencat, ekipet zhvilluese apo certifikimet. Po ashtu, nuk ekzistojnë të dhëna se ku dhe si prodhohen komponentët kyç të një droni, si mikroqipat, sensorët optikë, diodat, modulët GPS, kontrollorët e fluturimit apo sistemet e komunikimit.
Në industrinë e teknologjisë së avancuar, mungesa e dokumentacionit teknik nuk është detaj i vogël, por tregues i qartë se produkti nuk ekziston në formën që pretendohet. Çdo kompani serioze ofron specifikime teknike, testime, standarde sigurie dhe certifikime ndërkombëtare.

Puntoria e dronit Made in Kosovo
Pretendime të tilla, pa mbështetje faktike, jo vetëm që nuk kontribuojnë në zhvillimin teknologjik vendor, por rrezikojnë të devalvojnë vetë idenë e inovacionit në Kosovë. Inovacioni nuk ndërtohet me video të huaja, as me deklarata pa mbulesë teknike, por me punë reale, dije profesionale dhe transparencë.
Në mungesë të këtyre elementeve bazë, pretendimi për prodhim droni mbetet një narrativë e pambështetur, që nuk i reziston as analizës më elementare teknike dhe industriale.
Me poshte e gjeni edhe vështrimin nga autori: Lirim Mehmetaj











