Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Washington, për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, duke përfaqësuar Kosovën si shtet anëtar themelues.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe aleancën me SHBA-në.
“Së bashku me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me liderë të tjerë nga mbarë bota, do të ecim përpara për të avancuar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë globale”.
- Reklamë -











