Presidentja i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns

Nacionale

<div><div><img width="516" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822170-presidentja-i-ndan-medaljen-presidenciale-te-meritave-deputetes-britanike-alicia-kearns.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="presidentja-i-ndan-medaljen-presidenciale-te-meritave-deputetes-britanike,-alicia-kearns" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="516" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/822170-presidentja-i-ndan-medaljen-presidenciale-te-meritave-deputetes-britanike-alicia-kearns.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="presidentja-i-ndan-medaljen-presidenciale-te-meritave-deputetes-britanike,-alicia-kearns" loading="lazy"></p>Presidentja Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e saj të palëkundur për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajon. Gjatë ceremonisë, Presidentja shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm</div>

Madhësia e shkronjave

Presidentja Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e saj të palëkundur për paqe dhe siguri në Kosovë dhe në rajon.
Gjatë ceremonisë, Presidentja shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e vazhdueshëm të deputetes Kearns në ngritjen e vetëdijes për rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast, Presidentja Osmani e cilësoi deputeten Kearns si një mike të madhe të Kosovës, duke theksuar se populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për përkrahjen e saj të vazhdueshme, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.