Porsche njoftoi se do të ndiqte rrugën elektrike për gjeneratën e ardhshme të 718 Boxster dhe Cayman pothuajse saktësisht katër vjet më parë, më 18 mars 2022.
Në atë kohë, drejtori ekzekutiv i atëhershëm Oliver Blume tha se 718 EV do të dilte në shitje nga mesi i dekadës.
Ndërsa vetura sportive e nivelit fillestar të Porsche-s pa motor me djegie ende nuk është në sallonet e ekspozitave në mars të vitit 2026, kjo nuk do të thotë se është anuluar.
Pasardhësi i Blume, Michael Leiters, foli shkurtimisht këtë javë gjatë konferencës për të ardhurat e kompanisë rreth modelit elektrik 718.
Testimi dhe zhvillimi janë duke vazhduar.
“Mund t’ju them se e kemi testuar të gjithë portofolin e produkteve javën e kaluar dhe kam drejtuar disa herë deri tani, 718. Dhe mund t’ju them se është një veturë e shkëlqyer dhe njerëzit po bëjnë një punë të shkëlqyer duke punuar në të”, deklaroi ai.
Leiters vazhdoi duke thënë se Porsche do të ofrojë më shumë detaje rreth linjës diku këtë vjeshtë. /Telegrafi/
