Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, gjatë periudhës 22.05.2026 – 28.05.2026, në kuadër të zbatimit të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik, kanë shqiptuar gjithsej 1,491 gjoba.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë edhe aktivitete të tjera policore, përfshirë hetimin e aksidenteve të trafikut dhe ndëshkime për shkelje të ndryshme.
Policia ka bërë të ditur se janë hetuar:
Po ashtu, në kuadër të kontrolleve janë shqiptuar edhe gjoba specifike për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë 21 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë dhe 32 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit.
Në njoftim thuhet se janë shqiptuar edhe masa të ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 52 ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë ngasjes të shmangin përdorimin e telefonit celular dhe pajisjeve të tjera që shpërqendrojnë vëmendjen, duke theksuar se kjo rrit rrezikun e aksidenteve dhe cenon sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Policia ka kërkuar respektim të rregullave të trafikut dhe kujdes të shtuar në rrugë, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë. /Telegrafi/






