Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Nacionale

<div><div><img width="640" height="410" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809491-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="883" height="565" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809491-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës ka njoftuar se është gati për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor. Sot u mbajtën dy takime zyrtare në lidhje me planifikimin dhe zbatimin e urdhrit operativ ‘Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës’. “Policia e Kosovës ka hartuar dhe është në</div>

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gati për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
Sot u mbajtën dy takime zyrtare në lidhje me planifikimin dhe zbatimin e urdhrit operativ ‘Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës’.
“Policia e Kosovës ka hartuar dhe është në zbatim të urdhrit operativ ‘Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës sot janë mbajtur dy takime zyrtare informuese dhe koordinuese lidhur me planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e urdhrit operativ lidhur me procesin zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
“Takimi i parë u mbajt me drejtorë rajonalë dhe drejtorë të departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa në takimin e dytë morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe të institucioneve të tjera relevante ndërkombëtare, të cilat u njoftuan lidhur me përgatitjet dhe planifikimet policore për mbarëvajtje në aspektin e sigurisë të procesit zgjedhor dhe koordinimit ndërinstitucional”.
Aty u shpalos edhe urdhri operativ, që përmban detyrat dhe angazhimet e strukturave policore.
“Drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend HOXHA, foli rreth përgatitjeve të deritashme, rreth angazhimeve policore në procesin zgjedhor (fushatë), në aspektin e sigurisë. Ndër të tjera u potencua se, procesi deri më sot ka qenë i qetë dhe pa incidente. Ndër të tjera, pos angazhimeve konkrete nga zyrtarë policorë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor në aspekt të sigurisë, nga drejtori Hoxha, u kërkua nga të gjithë menaxherët rajonal e ata qendrorë mbikëqyrje dhe porosi konkrete që policia të kryej edhe këtë aktivitet, angazhim me profesionalizëm e integritet sa më të lartë”.
“Më pas nga Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional, u shpalos urdhri operativ, konkretisht detyrat, angazhimet, bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve brenda strukturës policore dhe me institucione tjera relevante”.