Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet përgjatë vijës kufitare me Serbinë, duke u fokusuar veçanërisht në rrugët dytësore që përdoren për hyrje alternative në territorin e Kosovës.
Sipas burimeve në terren, patrullimet janë shtuar në zonat e Breznicës dhe Dobrosinit, ndërsa kontrolle të shtuara raportohet të jenë zhvilluar edhe në fshatin Novosellë. Në këto zona, disa drejtues automjetesh janë ndaluar dhe paralajmëruar se hyrja jashtë pikave zyrtare kufitare mund të ndëshkohet me gjoba të menjëhershme.

Autoritetet bëjnë të ditur se çdo hyrje e paligjshme mund të ndëshkohet pa paralajmërim, sipas ligjit për të huajt dhe rregullave për kontrollin kufitar.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin rrugët dytësore dhe të përdorin vetëm vendkalimet zyrtare kufitare, duke rekomanduar kalimin kryesor në Dheu i Bardhë.
Burimi: Presheva.com






