Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812864-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="2048" height="1152" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812864-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes" loading="lazy"></p>Një plagosje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, kur policia është njoftuar për incidetin. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen   duke bërë të ditur se reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm. “Sot rreth orës 09:55, Policia është</div>

Madhësia e shkronjave

Një plagosje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, kur policia është njoftuar për incidetin.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen   duke bërë të ditur se reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm.
“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Personi i plagosur është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar në QKUK, Prishtinë”, ka thënë Rugova.
Ai ka shtuar se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Policia ka njoftuar se hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim. Për momentin nuk janë dhënë detaje mbi motivin e sulmit, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme. /Telegrafi/