Ballina Nacionale Plagoset një person në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

Plagoset një person në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

3

Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën “UÇK” në Mitrovicën e Jugut.
“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit”, ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
I plagosuri është dërguar në spital për tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në  vendin e ngjarjes janë  gjetur katër  gëzhoja”, tha tutje Zahiti.
Njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetimet e mëtejme, shtoi ai.

- Reklamë -