Petrova-Çamova: Nuk ka duhet ndërmjetësim në bisedimet me Maqedoninë, mjafton të ndryshojë qasja anti-bullgare

Rajon

Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian tashmë janë përcaktuar në nivel evropian. Këtë e deklaroi ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova-Çamova, duke iu përgjigjur një pyetjeje të deputetëve në Kuvendin bullgar. „Nuk është e zakonshme që të […]

Madhësia e shkronjave

Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian tashmë janë përcaktuar në nivel evropian. Këtë e deklaroi ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova-Çamova, duke iu përgjigjur një pyetjeje të deputetëve në Kuvendin bullgar.

„Nuk është e zakonshme që të ketë ndërmjetës mes një vendi anëtar të Bashkimit Evropian dhe një vendi kandidat për marrëveshje që nuk kanë karakter dypalësh, por janë miratuar dhe aprovuar në nivel evropian. Ky është një qëndrim shumë i qartë i Bullgarisë“, deklaroi Petrova-Çamova.

Ajo theksoi se Sofja pret që Maqedonia e Veriut të tregojë gatishmëri për ndryshimin e narrativës politike ndaj Bullgarisë.

„Është e rëndësishme të shohim nga Republika e Maqedonisë së Veriut gatishmëri për një narrativë politike që nuk është antibullgare, e cila deri më tani ka qenë dominuese“, tha Petrova-Çamova.

Sipas saj, dialogu ndërmjet dy vendeve do të jetë i vështirë përderisa nuk ndryshon kjo qasje. Ajo i hodhi poshtë si të pabazuara pretendimet se Bullgaria mund të vendosë kërkesa shtesë ose të ndryshojë qëndrimin e saj të deritanishëm.

„Në dialogun me Republikën e Maqedonisë së Veriut, qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme udhëhiqen nga konsensusi i vitit 2022 dhe vendimet e mëvonshme të Kuvendit bullgar, të cilat e përcaktojnë qartë qëndrimin e Bullgarisë“, theksoi ministrja.
Deklarata vjen pas propozimit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, që përfaqësues të Bashkimit Evropian të përfshihen si ndërmjetës në bisedimet me Sofjen.

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, më herët deklaroi se dialogu për çështjet e hapura ka mbështetjen e institucioneve evropiane dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Komentet