Pësoi lëndim horror ndaj PSG-së, ja sa kohë do të mbetet Ekitike jashtë fushave

Sport

Liverpooli është tronditur nga lajmi se Hugo Ekitike pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth nëntë muaj, pas raportimeve se ka pësuar një këputje të tendinit të Akilit. Sulmuesi i kombëtares së Francës u largua me barrelë gjatë ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, duke i dhënë fund sezonit të […]

Madhësia e shkronjave

Liverpooli është tronditur nga lajmi se Hugo Ekitike pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth nëntë muaj, pas raportimeve se ka pësuar një këputje të tendinit të Akilit.

Sulmuesi i kombëtares së Francës u largua me barrelë gjatë ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, duke i dhënë fund sezonit të tij dhe duke e përjashtuar edhe nga Botërori i kësaj vere.

Frika e Liverpoolit u konfirmuan nga L’Equipe, e cila raportoi se 23-vjeçari ka këputur tendinin e Akilit të këmbës së djathtë.

Francezi u rrëzua me dhimbje të mëdha gjatë pjesës së parë të humbjes 2-0 ndaj PSG-së, duke detyruar hyrjen e hershme të Mohamed Salah, ndërsa Liverpool u eliminua me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Ky dëmtim i rëndë do të thotë se transferimi veror prej 69 milionë eurosh jo vetëm që do të humbasë Botërorin me Francën, por edhe një pjesë të madhe të sezonit të ardhshëm.

Lëndimi ndalon një sezon debutues mbresëlënës për ish-sulmuesin e Eintracht Frankfurt, i cili ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat.

Mungesa e Ekitikes lë një boshllëk të madh në skuadrën e Liverpoolit, e cila pati probleme serioze në finalizim ndaj PSG-së, duke mos arritur të shënojë pavarësisht 21 goditjeve drejt portës.

Ky është numri më i madh i tentativave pa gol për Liverpoolin në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, që nga 24 goditjet në humbjen 1-0 ndaj Real Madrid në finalen e majit 2022./Telegrafi/