Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së ka kërkuar që seanca e Kuvendit të thirrur për nesër në orën 11:00 të shtyhet për në orën 17:00.
Ajo tha se kërkesa lidhet me zhvillimet në procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku nesër pritet të paraqitet fjala e mbrojtjes.
“Për shkak të zhvillimeve politike, e veçanërisht zhvillimeve që ndërlidhen me procesin gjyqësor në Hagë, njëra ndër kërkesat që ende nuk është trajtuar është fakti që kemi kërkesë që të shtyhet seanca për në orën 17:00, sepse nesër do të jetë fjala e mbrojtjes, dhe duke u lidhur me zhvillime të rëndësishme të një procesi në Hagë, presim që të paktën të ketë mirëkuptim. Ende nuk është trajtuar si pikë”, tha Deliu-Kodra në Klan Kosova.
PDK-ja kërkon shtyrjen e seancës së nesërme për shkak të procesit në Hagë
- Reklamë -











