Pasuria e Bedri Hamzës, tri banesa, shtëpi e garazhda

Nacionale

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka dorëzuar deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2026. Sipas deklarimit, Hamza nuk ka pasur ndryshime domethënëse nga viti paraprak, duke deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 244 mijë e 700 euro. Ai ka gjithsej tre banesa, tre garazhe, një shtëpi dhe […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka dorëzuar deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2026.

Sipas deklarimit, Hamza nuk ka pasur ndryshime domethënëse nga viti paraprak, duke deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 244 mijë e 700 euro.

Ai ka gjithsej tre banesa, tre garazhe, një shtëpi dhe një parcelë tokë tokë 1 hektarë, shkruan Telegrafi.

Sipas këtij deklarimi, tre banesat janë të blera, dy garazhe janë të blera dhe një është e trashëguar, ndërsa shtëpia dhe toka janë të trashëguara.

Ndërsa, pasuri të luajtshme, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës ka mbi 3 mijë euro, ku përfshihen dy vetura: Renault dhe Audi.

Hamza ka rreth 13 mijë euro para të gatshme në banka komerciale së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.

Poashtu ai me familjen e ngushtë ka mbi 8 mijë euro detyrime financiare në formë kredie.

Bëhet e ditur se Hamza ushtron edhe profesionin e profesorit në kolegjin AAB që nga data 01.10.2017. /Telegrafi/