Sot u pensionua drejtori i shkollës nga Konçuli Qemal Beqiri. Po paraqesim një jetëshkrim për të. Qemal (Haki) Beqiri u lind në Konçul.
Shkollën filloren e kreu në Konçul (një pjesë në Lluçan), ndërsa të mesmen në Bujanoc.
Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, në degën e Historisë. Me arritjen e pluralizmit politik u angazhua në këshillin nismëtar për formimin e PVD-së dhe pastaj anëtar i kryesisë së saj në Preshevë.
Poashtu u angazhua në shoqatën humanitare N.Tereza nga viti 1993-1999 duke kontribuar për Kosovën.
Gjatë viteve të 90-ta punoi mësimdhënës i historisë në shkollën “Skënderbeu” në Hogosht dhe Shipashnicë me vetë kontribut duke udhëtuar në këmbë një pjesë të rrugës.
Pastaj punoi në Shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë të Kamenicës mbi 10 vite poashtu me vështirësi.
Për punën e mësimdhënësit në Kosovë shpesh e shoqëruan edhe vështirësi të shumta si në udhëtim poashtu edhe maltretime nga regjimi i kohës.Sa ishte drejtor poashtu u dënua 2 herë me para për çështjen e flamurit kombëtar.
Në luftën e UÇPMB-së edhe pse jo fizikisht kontribuoi për kauzën kombëtare me të gjitha format që pati mundësi.
Nga viti 2006 punoi në gjimnazin Sezai Surroi Prof. i Historisë afër 10 vite.
Në vitet 2006-2008 ishte këshilltarë i LPD-së në Kuvendin Komunal të Bujanocit dhe kryetar i nën degës deri në vitin 2014.
Nga viti 2016 deri 2026 ishte drejtori i shkollës fillore “Sami Frashëri”në Lluçan me paralelet e ndara në Konçul, Dobrosin dhe Turi.
Ai u mundua të edukoj dhe arsimoj përmes shembullit të së mirës, durimit, sinqeritetit, dashurisë, sakrificës, respektit, nderit, suksesit, si dhe fitimit vetëm në mënyrë të lejuar. Redaksia Bujanoci.Net i dëshiron shëndet dhe gjitha të mirat pranë familjes/Teksti është marrur nga djali i tij Valmir Beqiri.











