Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në Durrës, gjendet një celular dhe një masë e dyshmitë

Nacionale

Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në Lagjen 4 të qytetit të Durrësit., në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, dhe forcat xheniere për çaktivizimin e saj. Në vendngjarje u konstatua një celular dhe një masë e dyshimtë. Forcat e Policisë vendosën menjëherë perimetrin e sigurisë para mbërritjes së forcave xheniere për verifikimin e objektit. Sipas […]

Madhësia e shkronjave

Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në Lagjen 4 të qytetit të Durrësit., në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, dhe forcat xheniere për çaktivizimin e saj.

Në vendngjarje u konstatua një celular dhe një masë e dyshimtë. Forcat e Policisë vendosën menjëherë perimetrin e sigurisë para mbërritjes së forcave xheniere për verifikimin e objektit.

Sipas të dhënave paraprake, masa e dyshimtë dyshohet se ishte e lidhur me celularin. Verifikimet në vendngjarje vijojnë nga forcat xheniere për të përcaktuar natyrën e objektit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat që mund të kenë lidhje me vendosjen e bombës. /Telegrafi/