Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Adnan Jasharit, të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit.
Lajmi u konfirmua për Telegrafin nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
“Po, është ngritur aktakuzë në mungesë më 22 tetor 2026. Aktakuza është deponuar në Gjykatë”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës”.
Ndryshe, Dosja e Prokurorisë e akuzon Adnan Jasharin për dy vepra, atë të vrasjes dhe të mbajtjes së armës pa leje.
Diana Kastrati është vrarë më 18 maj të vitit 2011, në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare nga ish bashkëshorti Adnan Jashari.
Ajo ishte vrarë derisa ishte duke shkuar në fakultet, duke u qëlluar me armë zjarri në qafë. /Telegrafi/