Partia GUXO demanton njoftimet për dorëheqje masive në Deçan e Pejë

Partia GUXO ka reaguar ndaj pretendimeve për një dorëheqje në masë të strukturave të saj në Deçan dhe Pejë, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe tendencioze.

Sipas Guxo, këto spekulime synojnë të krijojnë një perceptim të rremë tek opinion publik.


Partia sqaron se tre individët nga Peja, të cilët përmenden në këto pretendime, kanë paraqitur dorëheqje plot shtatë herë më parë dhe janë larguar nga çdo aktivitet i GUXO-s për më shumë se një vit e gjysmë.

Për strukturën në Deçan, ekziston vetëm një e vërtetë: dy anëtarë të degës janë tërhequr nga Partia GUXO.

Partia premton se gjatë ditëve në vijim do të publikojë njoftime më të hollësishme për të demantuar çdo dezinformatë që qarkullon në media.

Kryetarja e Partisë GUXO do t’i shpalosë qëndrimet e plota para opinionit publik të hënën, më 16 mars, duke sqaruar zhvillimet dhe përpjekjet për të deformuar realitetin politik.